Tuesday, 20. January 2026
Sport

Lebron James nuk starton në “All-Star”

GS 20/01/2026 1 Min. Lesezeit

LeBron James, nuk do të jetë në pesëshet startuese në ndeshjen e yjeve të NBA-së, All-Star.

Kështu i vjen fundit rekordit të Jamesit prej 21 përzgjedhjeve rresht si startues në ndeshjen e yjeve.

NBA-ja publikoi emrat e dhjetë lojtarëve që morën më së shumti vota për të startuar, ndërsa James nuk është në mesin e tyre.

Kjo nuk i ka ndodhur që prej edicionit të parë në NBA, ndonëse vitin e shkuar James mungoi në All-Star për shkak të një lëndimi.

Pesëshet startuese caktohen me votat e tifozëve, që vlejnë 50 për qind, ndërsa nga 25 për qind vendosë vlerësimi i lojtarëve të NBA-së dhe një panel i mediave.

James është katër herë kampion në NBA dhe shënuesi më i mirë në histori kurse duket se mungesa e tij në fillim të sezonit ka ndikuar që mos të përzgjedhet.

Ndeshja “All-Star” do të zhvillohet më 15 shkurt në Los Angeles.

Teilen: