Lakers kanë humbur në Denver, por në këtë ndeshje LeBron James ka vendosur një tjetër rekord. Në fundin e çerekorëshit të parë të sfidës kundër Nuggets, basketbollisti veteran gjuajti saktë, duke shënuar koshin numër 15.838 në karrierë.
Me këtë kosh LeBron James parakalon një legjendë si Kareem-Abdul Jabbar sa i takon klasifikimit special për numrin e koshave të shënuar në karrierë.
Tani LeBron i afrohet edhe një kufiri tjetër, atij të ndeshjeve të luajtura. Atij i nevojiten edhe 6 ndeshje për të kaluar Robert Parish dhe për të thyer një tjetër rekord.
Teilen: