Ishte ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes së Krishtlindjeve në NBA. Ajo mes Golden State dhe Los Anxheles Lakers I shpërbleu të gjitha parashikimet, duke dhuruar spektakël dhe emocione të mëdha deri në sekondën e fundit.
Por festa ishte e gjithë për LeBron James dhe shokët e tij, që triumfuan me dy pikë diferencë 115-113 në shtëpinë e Stephen Curry.
Fati i përballjes mes yjeve të basketbollit amerikan u vendos nga koshi I Austin Rivs vetëm një sekondë nga sirena e fundit.
Por në suksesin e Lakers, meritë të madhe kishte parashirtja e LeBron James.
“Mbreti” I NBA mbylli sfidën personale me dy shifra dopjo, 31 pikë dhe 10 topa të kapur në tabelë.
Nga ana tjetër, Stephen Curry shënoi 38 pikë, por nuk arriti të evitojë humbjen e skuadrës së tij.
Përveç spektaklit, mbrëmja e fundit e basketbollit amerikan dhuroi edhe surpriza.
Kampionët në fuqi të Boston pësuan humbjen e dytë radhazi duke u dorëzuar përballë Filadelfia me rezultatin 114-118.
Të njëjtin fat kishin edhe Denver e Dallas.
Nuggets u mundën 110-100 në fushën e Feniks, ndërsa Maveriks ranë në shtëpinë e tyre ndaj Minessota. Përveç disfatës, Dallas duhet t’I bëjë llogaritë edhe me dëmtimin e Luka Donçiç, që mund të qëndrojë jashtë për një kohë relativisht të gjatë. /abcnews.al