Thursday, 12. February 2026
Sport

Lecce i gëzohet kthimit të Medon Berishës

GS 12/02/2026 1 Min. Lesezeit

Medon Berisha këtë javë i është bashkuar Lecces në stërvitje dhe ekipi italian me padurim pret kthimin e mesfushorit në fushë.

Berisha është rikuperuar nga lëndimi dhe tani gradualisht po e rikthen formën fizike për të qenë në dispozicion të trajnerit Eusebio Di Francesco.

Ai u lëndua më 12 dhjetor dhe i ka munguar Lecces në nëntë ndeshjet e fundit kampionale, në të cilat ka regjistruar 1 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje.

Berisha nuk do të luajë as në ndeshjen e radhës kundër Cagliarit, pasi pritet të jetë i gatshëm për lojë në fund të këtij muaji.

Mbetet të shihet nëse do të aktivizohet ndaj Interit më 21 shkurt apo do të rikthehet për duelin kundër Comos, i cili do të zhvillohet më datën 1 mars.

22-vjeçari ka treguar paraqitje të mira këtë sezon dhe vlerësohet si lojtar tejet i rëndësishëm te Lecce, ku në 13 ndeshje kampionale ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 3 asistime.

Teilen: