Saturday, 28. March 2026
Sport

Lecce i gëzohet rikuperimit të Medon Berishës

GS 27/01/2026 1 Min. Lesezeit

Pas më shumë se një muaji, mesfushori Medon Berisha do të jetë i gatshëm për lojë te skuadra e Lecces.

Berisha është rikuperuar plotësisht nga lëndimi që e pësoi më 13 dhjetor të vitit të shkuar dhe sipas mediumeve në Itali, ai do të jetë gati për duelin e radhës.

Lecce, të dielën në mesditë përballet në udhëtim me skuadrën e Torinos, ndeshje kjo që i takon xhiros së 23-të në Serie A, dhe pritet të ketë minuta për Berishën.

22-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon te Lecce përpara së të lëndohet dhe rikthimi i tij është një lajm i mirë për trajnerin Eusebio Di Francesco.

Berisha i ka munguar Lecces në shtatë ndeshjet e fundit kampionale, ndërsa këtë sezon mesfushori ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 3 asistime në 13 paraqitje në Serie A të Italisë.

 

 

Teilen: