Viti 2025 nuk ka qenë i mbarë as për Charles Leclerc dhe as për makinën Ferrari. Në fakt, monegasku ende nuk ka arritur shkallën më të lartë të podiumit dhe është dashur të shtyjë shpresat e tij për titullin kampion sezonin e ardhshëm, kur revolucioni mund të riorganizojë ekuilibrin e fuqive në pistë.
Leclerc do të mbushë 28 vjeç më 16 tetor dhe pas shtatë sezonesh në Maranello, është e natyrshme që piloti monegask të mund të bëjë një bilanc të karrierës së tij në Formula 1. Në një intervistë me Neë York Times, ai shpjegoi gjithçka.
“Këto janë padyshim vitet kur ndihem më mirë. Nuk e shoh ende fundin e karrierës sime dhe nuk pres që të vijë së shpejti. Ndihem ende shumë i ri, por këto janë sigurisht vite shumë të rëndësishme. Ashtu siç do të jetë shumë e rëndësishme të kemi një fillim të mirë vitin e ardhshëm”, tha Leclerc.
Piloti, gjithashtu tha disa fjalë të ngrohta për Ferrari: “Ndihem mirënjohës që jam këtu dhe që po ngas për ekipin që e kam dashur gjithmonë. Do të doja të fitonim më shumë, por përveç kësaj, jam shumë i lumtur”.
“Kjo më motivon jashtëzakonisht shumë që të përpiqem ta ndryshoj situatën dhe ta kthej Ferrari në rrugën e fitoreve. Fatkeqësisht, këtë vit, McLaren ka bërë një hap shumë më të madh përpara se ekipet e tjera”, tha Leclerc.