• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Leclerc bën analizën e sezonit: Podiumet nuk mjaftojnë, ja zhgënjimi më i madh i këtij viti

24/12/2025
in Formula 1
Share on FacebookShare on Twitter

Në shtatë sezonet e tij me Ferrari, piloti monegask Charles Leclerc e mbylli vitin pa gëzimin e fitores së një gare. Në moshën 28 ​​vjeçare, ndjesia është se Leclerc, i bekuar me talent të jashtëzakonshëm, po i sheh vitet e tij më të mira të ikin, ndërsa pret që Ferrari t’i ofrojë një makinë të aftë të sfidojë për kampionatin botëror.

Pikërisht në këtë dritë, viti 2026 do të jetë një vit “tani ose kurrë”, siç deklaroi vetë Leclerc. Ai konfirmoi perspektivën e një ndarjeje midis palëve, që nuk është më aq e largët, nëse ekipi i Ferrari rezulton përsëri jo konkurrues në pistë, gjë që mund të jetë shumë reale.

Në një intervistë me “L’Equipe”, Charles Leclerc reflektoi mbi sezonin: “Nuk ishte një vit i lehtë. Sezonin e kaluar, ne po luftonim për titullin e konstruktorëve dhe shpresonim ta përsërisnim atë përvojë”.

“Fatkeqësisht, që nga gara e parë, kuptuam se McLaren do të ishte shumë i fortë. Të jesh i kënaqur kur lufton për një vend të katërt, të pestë ose të gjashtë është e vështirë dhe e dhimbshme“, tha Leclerc.

“Ferrari mbetet skuadra që kam dashur gjithmonë, tani e dua edhe më shumë. Podiumet më ndihmuan të qëndroja pozitiv, por nuk janë të mjaftueshme. Më shtynë të qëndroja i përqendruar dhe i motivuar”, shtoi Leclerc.

Ai tregoi zhgënjimin e tij më të madh të vitit: “Fitorja e mundshme në Hungari, ku nisa nga pozicioni i parë, më dhembi më pak se sa humbja e pozicionit të parë në Monako”. “Por, kur shoh se si kemi punuar gjatë viteve të fundit, është e qartë se jemi rritur jashtëzakonisht shumë si ekip dhe do të marrim shumë gjëra me vete në sezonin e ardhshëm”, përfundoi Leclerc.

Next Post

Sancho drejt largimit nga United në janar?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.