• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, December 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Leclerc: I besoj 100% projektit të Vasseur te Ferrari, fitojmë dhe humbasim të gjithë së bashku

15/12/2025
in Formula 1
Share on FacebookShare on Twitter

Sezoni që përfundoi në Abu Dhabi shënoi vitin e tretë të Frédéric Vasseur si drejtues i Ferrari. Viti 2025 ishte më sfiduesi për francezin, pasi Ferrari nuk ishte kurrë konkurrues për fitore. Sukses që për “kokëkuqen” mungon në Formula 1 që nga 27 tetori 2024.

Vasseur ishte nën kritika këtë vit, por ai siguroi një rinovim kontrate dhe për këtë arsye do të vazhdojë të udhëheqë Ferrari edhe në vitin 2026. Ky do të jetë një vit vendimtar për të ardhmen e të gjithë ekipit, duke pasur parasysh se në prill francezi vendosi të zhvendosë të gjitha burimet në projektin e ri.

Nuk është sekret që Charles Leclerc dhe Frederic Vasseur kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë, dhe piloti monegask theksoi mbështetjen e tij për menaxherin: “Kemi vuajtur së bashku sepse jemi të bashkuar dhe kemi një marrëdhënie të bazuar në besim që ka zgjatur shumë”.

“Nuk kam dyshuar kurrë në aftësitë e tij dhe e mbështes atë, ashtu siç bëri ai me mua. Ndoshta kjo kalon pa u vënë re, por të qenit kaq i bashkuar pavarësisht kritikave është një forcë e ekipit“, u shpreh Charles Leclerc, që kërkoi durim me punën e Vasseur.

“Jam shumë i lumtur që e kam atë në krah, por i duhet kohë që ai të transferojë vizionin e tij në ekip. Unë besoj fuqimisht në qasjen e tij. Nuk mund ta kontrolloj atë që ndodh jashtë ekipit”, tha Leclerc.

Next Post

Superkupa e Italisë 2025-2026/ Çfarë duhet të dini dhe si funksionon turneu në Riad

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.