• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Leclerc i zhgënjyer nga Las Vegas dhe shoku i skuadrës

26/11/2024
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Charles Leclerc ka mbetur shumë i zhgënjyer nga gara e fundit e Formula 1 në Las Vegas, ku u klasifikua në vendin e katërt, pas shokut të tij të skuadrës Carlos Sainz. Edhe pse për Ferrari ky mund të quhet një rezultat i mirë, për monogaskun fakti që përfundoi pas spanjollit konsiderohet një humbje.

Leclerc përdori fjalë të ashpra ndaj Sainz, që sipas tij nuk ishte i respektueshëm kur e parakaloi pas ndalesës së dytë. “Nuk do të hyj në detaje për sjelljen e Carlos, ka disa gjëra që i themi njëri-tjetrit dhe sot kanë shkuar pak më ndryshe, por nuk ka asgjë”, u shpreh Charles Leclerc.

“Në fund përfunduam në vendin e 3-të dhe të 4-të, asgjë nuk ndryshon për ekipin, por më vjen pak keq pr botërorin e pilotëve.

Unë jam duke luftuar me Norris për vendin e dytë, por e di që duhet të mbështetem tek vetja në dy garat e mbetura”, u shpreh më tej monogasku i “kokëkuqes”.

“Duhet të paraqitem më mirë në provat zyrtare. Tani e tutje do të fokusohem te vetja dhe do të përpiqem të maksimizoj gjithçka. Po rikuperojmë, por pjesa e parë e sezonit ishte ajo që në penalizoi, ndërsa në sezonin e dytë dhe të tretë mendoj se ishim më të shpejtë se rivalët”, tha Leclerc.

Next Post

Kampionët e Italisë kanë befasuar me statistikat, Interi është ekipi më i mirë në botë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.