Këtë fundjavë, botërori i Formula 1 do të spostohet në Montekarlo, ku do të zhvillohet gara me spektakolare e sezonit.
Këtë vit, për pilotët do të jetë e detyrueshme që të ndalojnë dy herë për ndërrimin e gomave me shpresën që emocionet të jenë më të mëdha.
Një vit më parë, në këtë pistë triumfonte Charles Leclerc me Ferrari, që korri suksesin e parë në shtëpinë e tij.
Monegasku nuk beson se do të përsëritë të njëjtin rezultat këtë vit, duke parë vështirësitë që ka paraqitur deri më tani “kokëkuqja”.
Ndaj, piloti i Ferrari është skeptik për shanset e tij në Principatë: “Të jem i sinqertë, ne nuk kemi shanse të mëdha për të fituar këtu. Le të shpresojmë për një kualifikim të mirë ditën e shtunë, që të na ndihmojë më pas për garën.
Mund të ketë surpriza, port ë shohim”.
“A duhet të përqendrohuni në 2026? Jo, nuk do të dorëzohemi.
Do të japim gjithçka për të fituar ndonjë garë këtë botëror. Do të shohim edhe se çfarë impakti do të kenë modifikimet që do të ketë makina pas kësaj gare. Ne do të bëjmë më të mirën”, tha Leclerc.