• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Leclerc optimist: Po punojmë shumë si ekip

28/01/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ditët e fundit Lewis Hamilton ka tërhequr vëmendjen te Ferrari, makinë me të cilën do të garojë këtë sezon në Formula 1.

Piloti britanik do të ketë si shok skuadre Charles Leclerc, që nuk synon të hapë kollaj krahun.

Monegasku shpreson shumë që këtë vit të duelojë për titullin. “Formula 1 është një sport relativ dhe ne mund të dimë vetëm se çfarë bëjmë vetë. Për momentin ne po bëjmë gjithçka mirë dhe si ekip jemi shumë më solid”, tha Leclerc.

“Ne nuk e dimë nëse Red Bull apo McLaren kanë gjetur diçka të veçantë për makinën e këtij viti. Ne fokusohemi vetëm te vetja dhe përpiqemi të bëjmë punën më të mirë që mundemi për të patur një makinë të mirë”, shtoi monegasku.

“Ferrari është i jashtëzakonshëm, sepse ka shumë pasion brenda ekipit dhe kjo është fantastike sepse të gjithë janë të gatshëm të punojnë një orë shtesë dhe janë vërtet të motivuar për të ndryshuar gjërat për mirë”, shtoi ai.

“Kur gjërat shkojnë keq, njerëzit që punojnë këtu vuajnë më shumë, sepse ata kanë një lidhje emocionale me markën. Tani mendoj se kemi marrë këtë hap për të rikthyer këtë markë në lavdinë e dikurshme”, tha Leclerc.

Next Post

Kanë nisur të bëjnë diferencën te Reali, treshja Vini-Mbape-Rodrigo është më e mira pas “BBC”-së

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.