Thursday, 12. February 2026
Formula 1

Leclerc përplaset dhe nuk merr pjesë

GS 03/05/2025 1 Min. Lesezeit

Gara sprint e Formula 1 që duhej të zhvillohej në orën 18:00 me orën shqiptare në pistën e Majemi është shtyrë për shkak të shiut. Për momentin organizatorët nuk kanë dhënë asnjë informacion se kur mund të nisë kjo garë.

Shiu i rrëmbyeshëm që ka rënë e bën të pamundur zhvillimin e 19 xhirove të garës sprint. Pilotët bënë disa xhiro pas makinës së sigurisë, por u ankuan për shikueshmëri të dobët, ndaj dhe organizatorët vendosën ta shtyjnë nisjen e garës.

Flamuri i kuq i valëvitur detyroi makinat të rikthehen në bokse dhe pilotët janë në pritje. Kushtet e vështira patën pasoja të rënda te Ferrari i Charles Leclerc, që teksa shkonte të pozciononte makinën për startin e garës sprint u përplas.

Makina “kokëkuqe” nuk mund të riparohet dhe ai u tërhoq nga gara sprint. Kushtet atmosferike ende mbajnë peng pilotët, pasi pista është shumë e lagur në shumicën e saj edhe pse duket se shiu ka pushuar së rëni.

Teilen: