Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Ferizaj njofton se në sheshin “Adem Jashari” do të vendoset një LED i madh, ku qytetarët do të mund ta ndjekin së bashku ndeshjen Kosovë–Turqi, e cila fillon në ora 20:45.
Komuna e Ferizajt ka bërë thirrje që qytetarët të jenë pjesë e këtij momenti, duke bashkuar zërat për mbështetjen e lojtarëve në fushë.
“Ferizaj po bëhet gati për ndeshjen Kosovë – Turqi. Në sheshin “Adem Jashari”, duke filluar nga ora 20:45, qytetarët do të kenë mundësinë ta ndjekin së bashku këtë përballje përmes LED-it të madh të vendosur në shesh, i organizuar nga Komuna e Ferizajt. Nesër, nuk do të jemi thjesht spektatorë, por një zë i vetëm që mbështet me zemër djemtë tanë në fushë. Le të jemi të gjithë bashkë në përkrahje të Kombëtares sonë. Për Kosovën, për krenarinë tonë”, thuhet në njoftim.