Fundjava që lamë pas prodhoi rezultate të pabesueshme në La Liga.
Pas barazimit të Realit, pritej që Barcelona të fitonte ndaj një rivali modest në shtëpi sikurse Leganes, në mënyrë që të shkëputej me 4 pikë në krye, por ndodhi e kundërta.
Katalanasit u mposhtën 1 me 0 dhe tani e shohin veten të arritur jo nga Reali në renditje, por nga një tjetër skuadër e Madrierit, Atletiko e Diego Simeones ne kuotë të barabartë pikësh 38.
Nisje shokuese e ndeshjes për të zotët e shtëpisë në stadiumin e Montuik.
Që në minutën e Gonzxales falë shërbimet të Rodrigez kaloi në avantazh Leganes. Barcelona reagoi, krijoi raste në pjesën e parë mirëpo humbën të paktën 4 mundësi të shkëlqyera para portës mike me atë Rafinjes, Lamin Jamal dhe dy herë Levandovski.
Në nisje të pjesës së dytë ishte Kunde që goditi shtyllën në një tjetër rast të artë për të barazuar, pa lënë mënjanë një tjetër mundësi të sulmuesit polak, golin për të cilin në këtë ndeshje ishte një mollë e ndaluar. 38 Barcelona-38 Atletiko Madrid, ekzaktësisht një javë përpara përplasjes direkte mes këtyre dy skuadrave në La Liga.
Los Kolconeros konfirmuan momentin e shkëlqyer duke mundur me rezultat minimalist 1 me 0 Getafen në shtëpi. Golin e suksesit të rëndësishëm e shënoi norvegjezi Sorlot./vizionplus.tv