Hugo Orlando Gatti, legjenda e Boca Juniors, sulmoi Lionel Messin, një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, në një intervistë për La Nacio.
Ai deklaroi Messi nuk ka qenë arsyeja kryesore e fitimit të Botërorit nga Argjentina në vitin 2022, por në vënd të tij ka përmendur portierin Martinez.
“Nuk është se më bezdis, por ka luajtur një futboll të lehtë. E pashë në një ekip të Barcelona-s ku e lavdëronin për gjithçka, ku askush nuk i dha një shkelm…
“Ai kishte një ekip të madh duke luajtur për të. Ai mund të shkojë në Kupën e Botës 2026, por do të jetë një më pak për Argjentinën. Sot është problem, luan në MLS…”.
Megjithatë, ai ishte arkitekti i Kupës së Botës 2022 të fituar në Katar?
“Për mua arkitekti ishte Dibu Martinez, absolutisht. Të gjithë duhet të puthin b***** e tij. Ai fitoi gjithçka, gjithçka. Ai është i gjatë, i madh, i shkathët, ka lëvizjet e një 20 vjeçari. Ata as nuk i dhanë asnjë shkelm Messi-t, e lanë të luante dhe ashtu mund të luash gjithë ditën”.
“Maradona u godit për vdekje. Messi nuk ugodit. Dhe Diego u rrah, u rrëzua dhe u ngrit përsëri. Nëse prek Messin, ai qëndron në tokë”.
I pyetur se kush është lojtari më i mirë mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, ish-portieri i Argjentinës, Hugo Orlando Gatti, pohoi se ylli portugez është lojtari më i mirë në botë.
“Cristiano Ronaldo është një fenomen dhe është më i mirë se Messi. Ronaldo ka luajtur në skuadrat më të mira në botë. Cristiano duket si një 20-vjeçar fizikisht. Messi luajti për Barcelona-n, për Argjentinën, nuk ka kërkuar të luajë në vende të tjera dhe kishte mundësi”, ka thënë Gatti.