• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Legjenda David Vija nuk ka dyshime: Lamin Jamal në një nivel si Mesi? Asnjëherë…

06/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

David Vija njihet si një nga sulmuesit më të mirë spanjollë të të gjitha kohëve dhe pjesë të karrierës së tij të suksesshme e ka kaluar edhe në radhët e Barcelonës, duke luajtur përkrah Lionel Mesit në një sulm ëndrrash te katalanasit. “El Guaje” vazhdon të jetë i lidhur me këtë skuadër dhe ka treguar se ndjek me shumë interes ecurinë e ekipit të drejtuar nga Hansi Flik.

asddsaasdadsasdsadas

“Tani nuk po kalon një moment të mirë, është normale, por Barça mbetet Barça. Është një klub ku nuk mjafton të jesh i dyti, gjithçka varet nga fitoret. Njoh mirë preferencat e tifozëve të klubit dhe mendoj se janë të lumtur që klubi po i beson lojtarëve të La Masia, luan një futboll të madh dhe po lufton për majat e klasifikimit. Do të luftojë për gjithçka pasi ka futbollistë të nivelit botëror. Është e pamundur të mendosh për një turne dhe të mos e shohësh Barcelonën si një nga ekipet që mund të fitojë titullin”, tha ish-sulmuesi spanjoll, i cili më pas u ndal edhe te ylli i ri i kësaj skuadre, Lamin Jamal.

“Një djalosh i pabesueshëm. Si luan, si e kupton futbollin… Është e vërtetë që nuk e njoh personalisht, por kam qenë në stadium disa herë dhe më duket shumë i qetë dhe i përqendruar. Nuk bëhet fjalë për shpërthimin e një lojtari që do të zgjatë vetëm disa muaj. Ka kohë që po tregon vlerat e tij dhe përndryshe nga sa mendohet, vazhdon të rritet. Është me të vërtetë i aftë dhe çdo herë që e sheh të luajë, përmirësohet. Përveç kësaj, e di se çfarë do të thotë të jesh një kampion.

Krahasim me Mesin? Asnjëherë! Mendoj se të krahasosh çdo lojtar me Mesin është e vështirë në ditët e sotme, Lamin Jamal është që tani një yll botëror. Ka arritur gjëra të rëndësishme në dy vite dhe si tifoz i Barçës, më entuziazmon përsëri. Dhe tifozët kanë të drejtë të ëndërrojnë me të. Por nuk besoj se është e nevojshme ta krahasojmë me Mesin, pasi ai do të ketë një karrierë fantastike”, tha Vija.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Aro Muric pjesë e formacionit më të mirë të vitit në top 20 ligat më të forta në botë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.