Pol Braitner e ka vlerësuar si zgjedhjen perfekte të bordit bavarez në sigurimin e Herri Kejnit përgjatë merkatos verore, marrë në konsideratë karakteristikat e filozofisë së klubit me ato të lojtarit, të cilat, sipas 71-vjeçarit, qëndrojnë në unison.
“Absolutisht zgjedhja e duhur nga kampionët e Gjermanisë. Deficiti i Bajernit përgjatë ciklit të shkuar koincidonte me mungesën e profilit të goleadorit, ndërsa tani ky problem ka gjetur zgjedhje te Herri. Elementi që më shqetëson me tepër nga pikëpamja ime gjen qasje te rrogat e lojtarëve, të cilat ata nuk i plotësojnë krahas pritshmërive në fushën e blertë. Për atë që Kejni ka dhënë në rritjen e tij tek ekipi pararendës e justifikon shumën e paguar nga bavarezët. Sot tregu ka pësuar ndryshime drastike në vlera, prandaj duhet të shpenzosh, nëse kërkon të jesh konkurrues përtej kufijve”, e mbylli legjenda e Bajernit në vitet ’70-’80, Pol Braitner.
PANORAMASPORT.AL