• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Legjenda e Borusia Dortmundit, Lars Riken: Merita e Terziç që verdhezinjtë janë në finale”

30/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Legjenda e Borusia Dortmund, Lars Riken, do të mbetet gjithmonë figurë emblematike në triumfin e verdhezinjve kundër Juventusit në finalen e Ligës së Kampioneve, periudha 1996- 1997. Mesfushori me tipare ofensive vulosi suksesin kundër Juventusit, duke i shuar shpresat e “Zonjës së Vjetër”, finalja e zhvilluar në “shtëpinë” e Bajern Mynih, e cila ia rrit akoma më shumë kreditet atij triumfi. Aktualisht në pozitën e shefit te Borusia Dortmund, Lars ngre në piedestal punën e trajnerit Edin Terziç.

Lars Ricken BVB jubelt nach seinem Tor Fußball 1. BL Herren Saison 1998/1999, Borussia Dortmund Einzelbild Ruhrstadion Bochum Glück, Begeisterung, Freude,

Lars Ricken BVB jubelt nach seinem Tor Fußball 1. BL Herren Saison 1998/1999, Borussia Dortmund Einzelbild Ruhrstadion Bochum Glück, Begeisterung, Freude,

ISH-MESFUSHORI – “Nëse merrni në konsideratë numrin e finaleve që ka arritur Real Madrid, nënkupton se Dortmundi nuk ka asnjë shpresë. Gjithsesi, në bazë të kësaj pikëpamjeje ne nuk do të kishim shkuar kaq lartë. Marko Rojs me shokë kanë treguar konsistencë në Ligën e Kampioneve. Ekipin e Karlo Ançelotit e konsideroj në të njëjtin kalibër me Mançester Sitin dhe Bajern Mynih. Ne nuk kënaqemi më kaq. Duam t’u kthejmë reston tifozëve, pas asaj drame në vitin 2013.‘Uembli’ na ka borxhe dhe pikërisht ky është momenti i duhur për të marrë hakun që na takon. Zakonisht ndodh që në fund të sezonit ekipet të pësojë rënie në formë, por me ne ka ndodhur ndryshe.

Mjafton t’i referohemi suksesit të pastër kundër Darmshtad, ndonëse ishte java e 34-të në Bundesligë. Me PSG-në po ashtu kemi treguar temp të lartë. Reali do të jetë prova e fundit për t’i vënë kapakun ciklit të jashtëzakonshëm në Champions. Merita janë të trajnerit Edin Terziç. Ai ka ditur ta mbajë ekipin në të tilla nivele dhe të konkurrojë si të barabartë me skuadrat elitare. Dua të them dy fjalë edhe për të ardhmen e Mats Humles. Ne do të diskutojmë me të sapo të mbyllet rrugëtimi në Champions. Palët do të ulen në bisedime, ndërsa në fund do të merret zgjedhja më e mirë e mundshme. Si Humels ashtu edhe Rojs do të jenë gjithmonë lojtarë të pazëvendësueshëm”, e mbylli Riken.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Tri mungesa dhe dy afrime te kuqezinjtë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.