• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Legjenda e Çelsit shpërthen ndaj pronarit Bohli: Është i neveritshëm, po e vret klubin

29/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Legjenda e Çelsit, Frenk Lebëf, thotë se është i neveritur me ish-klubin e tij dhe ka frikë se pronari Tod Bohli do të vrasë klubin me mënyrën sesi po e menaxhon atë.

Frank Leboeuf: Ask a Silly Question | FourFourTwo

Ish-mbrojtësi nuk është i kënaqur me mënyrën se si ish-klubi i tij e ka nisur sezonin nën drejtimin e trajnerit të ri, Mauricio Poçetino. Pavarësisht se Bohli ka investuar mbi 1 miliard paund që kur amerikani bleu aksionet nga Roman Abramoviç vitin e kaluar, blutë renditen në vendin e 14-të në Premier Ligës duke fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e tyre të para.

Por 55-vjeçari shpërtheu me mënyrën sesi po menaxhohet klubi: “Le të jemi realistë, Çelsi është një klub i mesit të tabelës. Joshja e lojtarëve do të jetë e vështirë dhe lojtarë si Mbape nuk do të duan të vijnë. Lojtarët e mëdhenj duan të luajnë në Champions. Arsenali e kishte atë problem për vite me radhë, po ashtu edhe Mançester Junajtid. Lojtarët kryesorë nuk do të vijnë në Çelsi sepse klubi ka rënë. Është e pabesueshme se çfarë është bërë klubi vetëm dy vjet pas fitores së tyre në Ligën e Kampionëve. Unë jam i neveritur me të. Nuk kam asgjë kundër Tod Bohlit, por ata duhet t’i ndryshojnë gjërat shpejt ose përndryshe do ta vrasin klubin. Unë do të thosha që njerëzit që janë përgjegjës për rekrutimin janë fajtorët më të mëdhenj. Është në rregull të nënshkruash me lojtarë të rinj kontrata të gjata nëse ata janë të përkushtuar, por bordi ka harruar të balancojë ekipin. Shtylla kurrizore e skuadrës është shumë e re përveç Silvës dhe nuk ka shumë përvojë atje. Edhe Enzo Fernandez duket shumë i ri, pavarësisht se e njeh lojën nga brenda. Unë nuk shoh lidershipin, dhe ky është problemi kryesor. Ekipi i rekrutimit nuk e ka menduar këtë, dhe mendoj se të gjithë janë përgjegjës. Bohli miratoi kontratat dhe Poçetino është në krye. Nëse do të më kërkonin të drejtoja Çelsin, edhe unë do të thosha jo! Mungesa e lidershipit është një problem i pakthyeshëm dhe nuk e di se si mund ta rregullojnë atë”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

I pezulluar për shkak të dhunës ndaj një femre, United merr vendimin për Antony

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.