• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Legjenda e Gjermanisë bën parashikimin e bujshëm për Cristiano Ronaldon

14/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-mesfushori i Gjermanisë, Bastian Schweinsteiger, beson se kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, do të fitojë Këpucën e Artë në Euro 2024.

Kompeticioni nis sot  me ndeshjen mes Gjermanisë dhe Skocisë në Allianz Arena në Mynih.

Ronaldo, 39 vjeç, vjen në Kampionatin Europian me një formë shumë të mirë.

Pas një sezoni me 44 gola me klubin e tij Al-Nassr, pesë herë fituesi i Topit të Artë shkëlqeur me dy gola në fitoren 3-0 të Portugalisë ndaj Republikës së Irlandës në Aveiro në fillim të kësaj jave.

Në mesin e një morie rekordesh që Ronaldo mund të vendosë në prag të Euro 2024, është edhe fitues i Këpucës së Artë për herë të dytë. 39-vjeçari fitoi çmimin në edicionin e mëparshëm në vitin 2021, ku kampionia në fuqi Portugalia u eliminua në raundin e 1/8-ave.

Schweinsteiger mendon se kapiteni i Portugalisë do të përsërisë suksesin e 2021-shit në Euro 2024 dhe do të krijojë më shumë histori. Në një postim në Twitter, Schweinsteiger, kur u pyet se kush e fiton Këpucën e Artë, ai u përgjigj:

“Cristiano Euro 2024”.

Ronaldo është rekordmen i kompeticionit me numrin më të madh të ndeshjeve (25), golashënuesi më i mirë (14) dhe më shumë edicione të luajtura (5).

Next Post

Pesë fakte interesante për FIBA Kampionatin Evropian për shtete të vogla - femrat 2024

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.