• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Legjenda e Gjermanisë i bën elozhe yllit 16-vjeçar të Spanjës: Maradona, Mesi dhe tani Jamal!

26/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Spanja ka shkëlqyer deri më tani në “Euro 2024”, duke e mbyllur fazën e grupeve me pikë të plota. Tri fitore radhazi kundër Kroacisë (3-0), Italisë (1-0) dhe Shqipërisë (1-0) i kanë siguruar vendin e parë “La Roja”-s.

jamal

Pesë gola të shënuar dhe asnjë i pësuar, që tregojnë se kjo skuadër ka gjetur një ekuilibër aq shumë të dëshiruar nga çdo trajner. Dhe të gjithë sytë e botës janë mbërthyer te dy lojtarë që kanë magjepsur të gjithë me paraqitjen e tyre. Niko Uilliams (22 vjeç) dhe Lamine Jamal (16 vjeç) i kanë bërë për vete të gjithë. Elozhet në adresë të tyre nuk kanë munguar, me dy lojtarët e krahut që kanë zënë faqet e para të mediave sportive europiane.

Edhe komentatorët e opinionistët e ndryshëm janë shprehur për talentet e Spanjës dhe në veçanti për 16- vjeçarin Lamine Jamal. Legjenda e Gjermanisë, Lotar Mateus lavdëroi talentin e Barcelonës gjatë ndeshjes mes Spanjës dhe Shqipërisë, ndonëse ai luajti afro gjysmë ore kundër kuqezinjve. Mateus nuk është përmbajtur, duke e krahasuar atë me dy nga lojtarët më të mirë në histori, Diego Armando Maradonën dhe Lionel Mesin.

“ Maradona, Mesi dhe tani Jamal”, komentoi ai pas një kontrolli të jashtëzakonshëm të topit nga lojtari spanjoll në ndeshjen kundër kuqezinjve të hënën në mbrëmje në Dyseldorf. Matetus i befasuar nga Jamal ka thënë: “Është një fëmijë i shkëlqyer, një lojtar i jashtëzakonshëm. Mjafton të shohësh prekjet e topit prej tij”.

Nuk është hera e parë që Mateus përgëzon talentin e kombëtares spanjolle. Kujtojmë se dhe Bajerni i Mynihut u interesua pak kohë më parë për Jamalin. Klubi gjerman kontaktoi lojtarin e atëhershëm të të rinjve të Barcelonës, por Lamine nuk pa asnjë arsye për t’u larguar nga Barcelona. Tani, Lamine është kthyer në një nga lojtarët që bën diferencën te Spanja, skuadër që Mateus e sheh duke luftuar deri në fund për Europianin për shkak të lojës së tij.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

“Copa America”, Argjentina kualifikohet në çerefinale pas fitores me Kilin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.