Friday, 1. May 2026
Sport

Legjenda e Interit reagon: Po Kristjan Asllani, ku përfundoi tani?

GS 30/07/2023 1 Min. Lesezeit

Interi po kërkon që të blejë një tjetër mesfushor.

Zikaltërit janë hedhur në sulm për të nënshkruar me Samarxhiq nga Udinese.

Mesfushori i lindur në 2001 është vetëm një hap larg transferimit dhe konsiderohet me shumë potencial.

Por legjenda e Interit dhe trajneri i njohur, Walter Zenga, nuk e kupton shumë këtë lëvizje.

Ai ka ngritur një pyetje në Instagram: “Vetëm një pyetje, po Kristjan Asllani, ku përfundoi?”, shprehet Zenga duke mos kuptuar vendimet e drejtuesve të klubit sa i përket merkatos.

Teilen: