Tuesday, 10. March 2026
Sport

Legjenda e Liverpoolit bëhet trajner në Arabinë Saudite

GS 30/06/2023 1 Min. Lesezeit

Legjenda e Liverpoolit, Robbie Fowler është bërë trajneri më i ri i skuadrës Al Qadsiah, që zhvillon garat në ligën e dytë të Arabisë Saudite.

Fowler vazhdimisht ka folur së fundmi për ta vazhduar karrierën e tij si trajner, dhe tani do ta bëjë këtë gjë te klubi saudit.

Fowler në të kaluarën ka drejtuar skuadra në Australi dhe Indi, dhe tani po e hap një kapitull të ri në Arabinë Saudite.

Gjatë kohës si lojtar i Liverpoolit, Robbie Flower bëri 369 paraqitje në të gjitha garat për “Të Kuqtë”, duke shënuar 183 gola dhe duke regjistruar 49 asistime.

Teilen: