Tuesday, 10. March 2026
Sport

Legjenda e Napolit paralajmëron klubet: Osimhen e do veç Realin dhe Manchester Unitedin

GS 01/07/2023 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen është një prej më të kërkuarve në këtë merkaton e verës, por asgjë nuk ka serioze, pasi lojtari duket se dëshiron të qëndroj te skuadra italiane.

Legjenda e Napolit, Salvatore Bagni përmes një interviste ka folur edhe për sulmuesin nigerian, shkruan Lajmi.net

  

Ai thotë se Osimhen preferon vetëm dy klube për të luajtur gjatë karrierës së tij.

“Ai dëshiron të luaj vetëm në dy klube, në Manchester United dhe Real Madrid. Të tjerët s’kanë nevojë të bëjnë oferta”, ka thënë Bagni

Vlera e 24-vjeçarit momentalisht në sajtin e njohur “Transfermarkt” është 120 milionë euro dhe Napoli pranon ofertë vetëm me këtë shifër./Lajmi.net/

  


Teilen: