Friday, 15. May 2026
Sport

Legjenda e NBA zemërohet për gjendjen në Izrael: Ata rrëmbejnë fëmijë, vrasin njerëz dhe të gjithë heshtin

GS 09/10/2023 1 Min. Lesezeit

Basketbollisti legjendar i NBA, Amare Stoudemire, i cili në fund të karrierës së tij luajti në Izrael, një ditë pas sulmit të kryer nga Hamasi ndaj Izraelit, reagoi me një mesazh të fortë mbështetjeje.

Ai theksoi se i dhemb shumë që njerëzit që kanë ndikim po heshtin për situatën e krijuar.

  

“Hamasi po rrëmben fëmijë, i fut në kafaze, po vret gra, po vret pleq. Kjo është një marrëzi. Dhe për të gjithë që keni ndikim, nuk thoni asgjë dhe nuk keni qëndrim”, tha ndër të tjera Amare Stoudemire, shkruan lajmi.net.

Ish-ylli i NBA-së, Amare Stoudemire luajti sezonin e tij të fundit të basketbollit profesionist në Izrael, në Hapoel nga Jerusalemi dhe Maccabi. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: