Wednesday, 13. May 2026
Sport

Legjenda e Real Madridit i thur elozhe Jamalit: Është i pandalshëm, të mendosh që është vetëm 17-vjeç…

GS 10/05/2025 1 Min. Lesezeit

Ish-ylli i Real Madridit, Toni Kros foli hapur në podkastin “Einfach mal Luppen“ për talentin e ri të Barcelonës, Lamine Jamal, duke e lavdëruar për cilësitë e tij.jamal“Sinqerisht, është shumë e vështirë të ndalosh Lamine Jamal tani. Driblimi është tashmë i vështirë, por kur ai futet brenda dhe luan një top të hapur kur të gjithë presin që ai të driblojë, kjo është diçka vërtet sfiduese për mbrojtësit. Ai ka 25 asistime ose diçka e tillë këtë sezon. Edhe nën presion, ai ende po e shijonte lojën, duke kërkuar ende topin. Po flasim për një 17-vjeçar”, deklaroi gjermani.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: