• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Legjenda e Romës mungon në finalen e Europës: Kam gjëra më të rëndësishme, jeni dyfish budallenj

24/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Roma arriti për herë të dytë radhazi në një finale Europe. Pas suksesit në Tiranë në Ligën e Konferencës, verdhekuqtë do të synojnë edhe Ligën e Europës ndaj Seviljas. Të shumta do të jenë figurat në stadiumin “Puskas Arena” në Budapest, por një mungesë e madhe në tribunë do të jetë ajo e Daniele De Rosit.daniele de rosi

Ish-mesfushori italian që ka shkruar histori me fanellën e Romës nuk do të jetë prezent në finale dhe vetë ai e ka pranuar diçka të tillë nëpërmjet një postimi në Instagram. Vajza e tij, Gaia ka ceremoninë e diplomimit dhe natyrisht, De Rosi nuk mund të ndiqte Romën para vajzës.

“Mirëmëngjesi të gjithëve… Jo, nuk kam bileta për finalen e Budapestit. Nuk mund t’i siguroj, nuk mund të blej, nuk kam lidhje dhe nuk do të telefonoj lojtarët, sepse supozoj se edhe ata do të marrin një mijë mesazhe në ditë.

Roma përmes Vito Skala, me dashamirësi, më ftoi dhe me keqardhje të madhe mu desh të refuzoja. Por kur një pjesë e zemrës tënde diplomohet, nuk mund ta humbasësh dhe nuk ka finale që të pengon. Ah, nëse keni blerë biletën e avionit dhe keni rezervuar edhe hotelin, por nuk e keni biletë për ndeshjen, atëherë jeni budallenj të dyfishtë”, shkruan De Rosi.

PANORAMASPORT.AL


Next Post

Tek Barcelona bëjnë llogaritë, ja sa pritet të përfitojë klubi blaugranas nga kthimi i Mesit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.