• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Legjenda gjermane sulmon ish lojtarin shqiptar

13/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Igli Tare dhe Miroslav Klose janë dy emra shumë të rëndësishëm për historinë e Lazios, por, fatkeqësisht, marrëdhënia mes tyre, e nisur në fakt mënyrë të shkëlqyer, po karakterizohet me sulme dhe kundërpërgjigje.

Më fund të majit të kaluar, Klose, në një festë të klubit bardhekaltër, deklaroi se ishte larguar nga kjo skuadër pasi nuk i ishte ofruar kurrë rinovimi, ndërsa ish-drejtori sportiv, shqiptari Tare, u shpreh në lidhje me këto deklarata se nuk është e thënë se pas një futbollisti të madh të jetë një njeri i madh (kuptohet, referenca ishte për Klosen).

Në një prononcim të fundit për “Il Messaggero”, ish-sulmuesi i kombëtares gjermane iu kthye sërish kësaj teme.

“Nuk dua të bëj polemika, thjesht thashë që nëse një klub vendos të ndërpresë një marrëdhënie me një lojtar, duhet t’i tregosh paraprakisht e jo të presësh ditën e fundit siç ndodhi me mua, Lulic, Maurin, Bizzarrin, lista është e gjatë…”.

Gjermani vijon: “Kur nuk më komunikuan asgjë, mora vendimin të ndalesha dhe të largoja shqetësimin, por e tregova historinë time që këto keqkuptime të mos përsëriten në të ardhmen, që të ndryshojë “modus operandi” (metoda e punës) te Lazio”.

“U ndamë keq, sepse (Tare) nuk është një person që i thotë gjërat në fytyrë, por duhet pranuar që ka bërë një punë të madhe te Lazio, më mori mua dhe shumë talente si Felipe Anderson dhe Milinkoviq”.

Next Post

Klose: Tare ka bërë punë të madhe, por ja pse u ndava keq me Iglin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.