• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Legjenda këshillon drejtuesit: Milanit i duhet Alegri

08/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas fitores së Milanit në fushën e Xhenoas, Alesandro Kostakurta, ish-mbrojtësi legjendar i kuqezinjve, ka zgjedhur t’u shtojë një dimension tjetër diskutimeve mbi të ardhmen e stolit në “San Siro”.

I ftuar në “Sky Sport”, Kostakurta ka analizuar me kujdes një nga temat më të nxehta të momentit, pas largimit të mundshëm të trajnerit aktual:

Cili është profili i duhur për të udhëhequr Milanin në sezonin e ardhshëm? Pa u fshehur pas përgjigjeve diplomatike, “Billy” ka dhënë një emër të qartë: Masimiliano Alegri, ish-trajner i Milanit dhe aktualisht pa punë. “Për këtë grup lojtarësh, sot, trajneri më i përshtatshëm do të ishte Alegri,” deklaroi ai me bindje.

Megjithatë, Kostakurta nuk ngurroi të shtonte një shënim kritik: “Unë nuk jam i dashuruar me versionin e fundit të Alegrit, ndaj duhet parë edhe çfarë do të vendosë drejtori i ri sportiv”.

Për ish-futbollistin, karakteristikat e skuadrës aktuale përputhen me filozofinë e teknikut toskan, duke sugjeruar se Alegri mund të nxjerrë në pah pikat e forta të ekipit. Gjithsesi, ai paralajmëron se kjo do të sillte një ndryshim të rëndësishëm në stilin e lojës:

“Do të ishte një qasje disi ndryshe nga ajo që Milani ka pasur deri më tani”. Deklaratat e Kostakurtës vijnë në një moment ku drejtimi teknik i Milanit për sezonin e ardhshëm mbetet i paqartë. Me emra të shumtë që qarkullojnë në media, që nga trajnerë të rinj me ide moderne, tek emra me përvojë si Alegri, drejtuesit e klubit duhet të marrin së shpejti një vendim që do të ndikojë thellësisht në projektin sportiv të kuqezinjve.

Next Post

Sulmuesi argjentinas i mbyll derën Napolit dhe Çelsit: E ardhmja ime këtu

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.