Para përballjes çerekfinale kundër Zvicrës, tashmë po diskutohet për formacionin titullar anglez. Legjenda Alan Shirer po bën thirrje për një ndryshim të madh: Fill Foden duhet të ulet në pankinë sipas ish-sulmuesit dhe në vend të tij duhet të luajë Gordon!
Ylli i Mançester Sitit ka qenë gjithmonë titullar në Gjermani, por ende nuk ka arritur të shënojë gol apo asistojë. “Mendoj se Foden ishte i pafat, ai nuk ndihej rehat në sistemin që Anglia donte të luante”, tha ish-sulmuesi për portalin “Betfair”.
Në vend të 24- vjeçarit, ai kërkon që të aktivizohet talenti i Njukasëllit. Për shkak se lojtari i Realit të Madridit, Xhud Bellingam luan në qendër, Fodenit i duhet të spostohet në krahun e majtë, gjë që nuk i përshtatet atij.
“Krahu i majtë nuk është dukur mirë deri më tani, ne nuk jemi aq të rrezikshëm atje”, këmbënguli Shirer.
PANORAMASPORT.AL