Friday, 20. March 2026
Sport

Legjenda spanjolle takohet me ish-klubin, Iniesta luan ndeshjen e fundit me Vissel Kobe

GS 06/06/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Vissel Kobe dhe Barcelona luajtën sot një ndeshje miqësore në stadium neutral.

Ekipi katalunas arriti fitore me rezultatin 0 me 2 me golat e shënuar nga, Kessie (16’të) dhe Garcia (19’të), shkruan Lajmi.net

  

Ish-futbollisti i Barcelonës, Andres Iniesta zhvilloi ndeshjen e tij të fundit me ekipin nga Japonia, pasi para disa dite e kishte konfirmuar largimin nga kjo skuadër.

Iniesta luajti deri në minutën e 80’të dhe u vlerësua me notën 6.9.

Kujtojmë që Iniesta është në kërkim të një klubi të ri. Edhe pse u mendua se do të pensionohet nga futbolli, 39-vjeçari pritet ta vazhdoj karrierën në Arabinë Saudite./Lajmi.net/

  


Teilen: