Friday, 13. March 2026
Euro 2024

Legjendat e Holandës të tërbuar pas eliminimit: Anglia ekip m…, Zvajer duhet futur në listën e zezë!

GS 11/07/2024 1 Min. Lesezeit

Për Rafael Van Der Vart “Tre luanët” nuk meritonin të kalonin në finalen e Europianit.

Ish-lojtari i Hamburgut dhe i Holandës nuk është përmbajtur në rrejtin e “NOS” pas ndeshjes të fituar nga Anglia në minutat e fundit. “Mendoj se Anglia është një ekip m…, ata kanë lojtarë me cilësi, por nuk dhanë asgjë në fushë. Në pjesën e dytë thjesht hoqën dorë, nuk luajtën”, tha Van Der Vart.

Ndërsa një tjetër komentator i “NOS”, i cili ka qenë shok skuadre me Van Der Vart ka qenë edhe më i ashpër me arbitrin Feliks Cvajer. “Kryesori së bashku me ndihmësin e tij në VAR Bastian Dankert duhen futur në listën e zezë. Kanë gabuar shumë”, tha Pierr Van Hoijdonk. Ish-sulmuesi sulmoi gjermanin për rastin e penalltisë së munguar në favor të Holandës pas prekjet të topit me dorë të Saka.

Teilen: