• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Legjendat Zof dhe Del Piero: Juvja për titull, pa Europën duhet të bëjnë mirë në kampionat

05/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nga studiot e “Sky Sport”, Alesandro del Piero, u ndal që të analizonte momentin e Juventusit edhe jashtë fushës me rastet e Faxholit të dënuar për baste dhe Pogbasë që po pret dënimin e tij disa vjeçar për doping.

Del Piero

“Viti i kaluar ishte tragjik nga pikëpamja psikologjike. Nisja e këtij sezoni në një masë më të vogël ka parë sërish probleme duke pasur parasysh atë që ndodhi me Faxholin dhe Pogbanë. Këto nuk janë gjëra të lehta për t’u asimiluar për një skuadër, duke qenë se ata të dy janë lojtarët që duhet të ofrojnë paparashikueshmëri dhe klas”, tha ish-kapiteni.

Por ai i sheh kredencialet e skuadrës së Alegrit për t’i shkuar deri në fund garës për titull: “Nëse bardhezinjtë arrijnë të kufizojnë dëmin, atëherë ata mund të bëhen edhe më të fortë nga pikëpamja psikologjike dhe kjo mund të kthehet në favorin e tyre”.

ZOF – Ndërkohë që një tjetër legjendë e klubit bardhezi si Dino Zof, gjatë një interviste për “TUTTOmercatoWEB”, theksoi se mungesa e skuadrës në kupat e Europës këtë sezon jo domosdoshmërish shihet si një avantazh në objektivat e skuadrës në Serinë A.

dino zof

Sipas ish-portierit, “zonja” është një ekip plot me individualitete të mira, të cilët megjithatë nuk janë në gjendje të bëjnë diferencën. Dhe ky faktor rrezikon të krijojë problem për ambiciet sezonale të bardhezinjve.

Shumë e konsiderojnë Juventusin një nga favoritët për të fituar titullin kampion për shkak të mungesës së angazhimeve në mesjavë. Megjithatë, dështimi për të konkurruar në kompeticionet europiane nuk përbën një avantazh, sepse rënia mund të jetë më e zhurmshme në rast të mosarritjes së objektivit:

“Unë nuk e mendoj kështu. Sepse në Europë skuadrat e mëdha që fitojnë kupa dhe kampionate janë në thelb gjithmonë të njëjtat. Me stërvitjen e duhur mund të bësh mirë në të dyja kompeticionet. Megjithatë, duke luajtur vetëm në kampionat është një detyrë absolute për të bërë mirë, ka më shumë përgjegjësi për atë objektiv specifik. Nëse nuk merr rezultat, është e rëndë”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ujkani: E mbylla me buzëqeshje, Vicario fenomen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.