• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Legjionarët, Muçi nis vitin me gol, Seferi dhe Bajrami shërbejnë asiste

06/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Viti 2025 ka nisur në mënyrën më të mirë për legjionarët shqiptarë, të cilët kanë spikatur me lojën dhe kontributin e tyre në fushë. Në sfidën e parë të Besiktas për këtë vit, Ernest Muçi ishte menjëherë protagonist, duke shënuar një supergol.

Futbollisti kuqezi, i aktivizuar si titullar ndaj Rizesporit, barazoi rezultatin në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45+3. Pjesa e dytë nuk prodhoi asnjë gol dhe në fund ndeshja u mbyll në barazim 1-1.

Në kampionatin turk, viti nisi mbarë edhe për Taulant Seferin. Sulmuesi kuqezi dha një asist në barazimin 1-1 të Bodrumsporit ndaj Kayserisporit. Seferi shërbeu saktë për shokun e skuadrës, Cenk Sen, në minutën e 76-të.

Edhe Nedim Bajrami dha një asist në ndeshjen e Rangersit në transfertë ndaj Hibernianit. Mesfushori kuqezi e nisi nga minuta e parë ndeshjen dhe shërbeu saktë për Igamane në minutën e 19-të, duke çuar shifrat në 2-0. Megjithatë, ndeshja në fund u mbyll në barazim me rezultatin 3-3. 

Me skuadrat e tyre dhanë kontributin edhe disa legjionarë të tjerë, ndërsa në disa kampionate në Europë dhe botë viti futbollistik nuk ka nisur ende.

 

 

Next Post

Formacionet e mundshme të Inter-Milan/ “Djalli” vjen me surpriza, zikaltërit nuk kanë “snajperin”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.