• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Legjionarët” nuk i rezistojnë presionit italian, “Të Kaltërit” mundin Shqipërinë në “Signal Iduna Park”

16/06/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Pritshmëritë ishin të larta, mirëpo nuk ia dolëm të realizonim ëndrrën e një populli të tërë. “Të Kaltërit” e Italisë kanë treguar se meritojnë të jenë sërish kampionë të Evropës, teksa në sfidën e parë të rrugëtimit, në Euro 2024 kanë mundur në “Signal Iduna Park”, “Legjionarët” e Shqipërisë, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1.

Pavarësisht se fitoja i takoi italianë, goli i parë i sfidës erdhi nga “fantazisti” i Sassuolo, Nedim Bajrami, i cili shënoi golin më të shpejtë në historinë e një Evropiani, pas vetëm 22 sekondash lojë, duke shtangur kundërshtarët e duke nisur festën e “kuqezinjve” në tribunat e mbushura plot të “Signal Iduna Park”.

Megjithatë, vetëm 15 minuta më pas gjithçka ndryshoi me djemtë e teknikut, Luciano Spalletti, që shënuan dy herë në portën e “Legjionarëve”, me dyshen “Zikaltër”, Bastoni-Barrella, me “shtatlartin” e mbrojtjes, që dërgoi me kokë në rrjetë, një krosim të Dimarco, ndërsa “ylli” i mesfushës mposhti portierin Strakosha, me një goditje nga jashtë zone dhe aq mjaftoi për të siguruar 3 pikët e plota në sfidën e parë.

Falë këtij rezultati, “Të Kaltërit” e Luciano Spalletti pozicionohen në vendin e 2-të, të Grupit B, me pikë të barabarta me Spanjën, por me një golavarazh më negativ se këatë të fundit, ndërsa “Legjionarët” tanë vendosen në vendin e 3-të, pasi pësuan 2 gola e shënuan 1, duke e mbajtur bilancin, në -1, ndryshe nga tre golat e pësuar nga Kroacia, me këta të fundit, që do të përplasemi, në sfidën e radhës, të Evropianit, më 19 qershor, në “Volksparkstadion”, të Hamburgut. /i.m /abcnews.al

Next Post

Humbja me Italinë/ Asllani: Na vjen shumë keq për tifozët, shpresojmë të bëjmë ndonjë gjë dy ndeshjet e tjera

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.