• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Legjionarët” të pandalshëm në Evropë, 8 “kuqezinj” në fazën me eleminim direkt të kompeticioneve evropiane

15/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arritën të siguronin një biletë për në Kampionatin Evropian dhe tashmë po drejt suksesit evropian edhe me klubet e tyre. Futbollistët e Kombëtares sonë po tregojnë dita-ditës, që janë të një niveli të lartë, teksa 8 prej tyre tashmë kanë siguruar pjesëmarrjet, në fazën me eleminim direkt të Champions League, Europa League e Conference League.

Kështu, në Champions League vazhdojnë rrugën drejt trofeut Elseid Hysaj dhe Kristjan Asllanin me anësorin shkodran të mbrojtjes, që nuk pritet të arrijë shumë, por në krahun tjetër, “magjistari” i mesfushës së “kuqezinjve” dhe skuadra e tij, Inter shihen si favoritët për fitimin e trofeut prestigjioz, sidomos pas arritjes, në finale, sezonin e shkuar, ku dolën nënkampionë të Evropës.

Në Europa League ndodhen plot 4 “legjionarë” të tjerë, Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Qazim Laçi e Redon Xhixha, me skuadrat e tyre Atalanta, Roma, Sparta Prague e Qarabag, që kanë siguruar nga një biletë për në fazën me eleminim direkt të UEFA Europa League, me Atalanta-n, që është e vetmja nga këto ekipe, që ka siguruar direkt pjesëmarrjen, në fazën e 1/16-ve.

Pjesëmarrja në fazën e mëtejshme të kompeticionit të “shqiponjave” tona do të ketë edhe në Conference League, aty ku Ernest Muçi e Jurgen Çelhaka zhilluan spektakël në fazën e grupeve, ku arritën të mundin skuadra si Aston Villa e AZ Alkmaar, për të siguruar një vend në fazën tjetër, si e dyta e grupit, pas “gjigantëve” anglezë. /i.m /abcnews.al

Next Post

Tifozët shqiptarë poshtërojnë tifogrupin famëkeq serb, ua marrin një “trofe” dhe ua kthejnë mbrapshtë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.