• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lehtësim për Realin, Mbappé, Bellingham dhe Diaz janë mirë

29/11/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Kylian Mbappé do të jetë i pranishëm në ndeshjen kundër Getafe, ashtu si Jude Bellingham dhe Brahim Diaz. E thonë këtë rezultatet e  kontrolleve mjekësore të kryera mëngjesin e sotëm te tre lojtarët e Real Madridit, të cilët dolën të mavijosur nga nata e makthit në Liverpool në Ligën e Kampionëve.

Një frymëmarrje për Carlo Ancelottin, i cili humbi Vinicius Jr për shkak të dëmtimit të muskujve të dielën dhe Camavinga të mërkurën

Mjekët e klubit, sipas mediave spanjolle që po i vendosin madilenët në lupë që nga humbja në Anfield Road, ishin të bindur se në të tre rastet bëhej fjalë vetëm për lodhje muskulore, lodhje mentale pas një ndeshje sfiduese si ajo e Anfield.

Megjithatë, “murtaja” e dëmtimeve që ka pllakosur Real Madridin që në fillim të sezonit bëri thirrje për marrjen e masave maksimale për të shmangur probleme më serioze.

Në ndeshjen e së dielës në shtëpi, Ancelotti do të jetë në gjendje të llogarisë Mbappè, Bellingham dhe Diaz në mesin e titullarëve. Edhe brazilianët Rodrygo dhe Endrick mund të jenë pjesë e 11-shit, i pari gati të rikthehet pas një dëmtimi.

Next Post

Akuza të rënda ndaj Teo Hernandez: Ishte i dehur, goditi me grusht një vajzë në një lokal nate. Kemi video

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.