• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Leicesteri afër rënjes, konfirmohet largimi i parë, po shkon drejt La Ligas

19/05/2023
in Moto GP
Share on FacebookShare on Twitter

Atletico Madrid prej muajsh ishte vënë në ndjekje të Çaglar Soyuncu, lojtarit që prej vitit 2018 aktivizohet në Premier League me fanellën e Leicester. Turku është një nga elementët më të spikatur në radhët e “Dhelprave” dhe trajneri Diego Simeone kishte urdhëruar transferimin e tij në kryeqytetin spanjoll.

Diçka që sipas të gjitha gjasave është mbyllur dhe konfirmimi vjen nga ana e ish-menaxherit të Soyuncu, Mustafa Dogru i cili thekson se palët kanë një akord, madje sipas tij 26-vjeçari ka firmosur një kontratë katërvjeçare me “Los Rojiblancos” duke qenë edhe se kontrata me anglezët mbyllet në muajin qershor.

  

“Kam punuar prej shumë kohësh me Soyuncu, kemi ende një marrëdhënie korrekte. Në dijeninë time ai ka firmosur një kontratë katërvjeçare me Atletico Madrid. Leicester kërkoi t’i rinovonte kontratën, por Soyuncu refuzoi dhe për këtë arsye në ndeshjet e fundit ai është ulur në stol. Soyuncu ka arritur edhe akordin financiar me Atleticon, kërkon me çdo kusht një skuadër që luan në Premier League dhe spanjollët e përmbushin këtë kriter.

Te Atletico e donin lojtarin që në muajin janar, por nuk gjetën marrëveshje me Leicesterin. Unë nuk kam asnjë dyshim, Soyuncu do të shkëlqejë në LaLiga, pasi i përshtatet shumë mirë edhe stilit të lojës që ndjek Diego Simeone. Luan mirë me të dyja këmbët dhe nuk gabon me topin në zotërim, janë cilësi që e kompletojnë një mbrojtës në futbollin e sotshëm”, u shpreh ish-menaxheri i Soyuncu.

Çağlar Söyüncü will be unveiled as new Atlético Madrid player in the next weeks, after the end of the season. Documents are 100% signed — as reported weeks ago. ⚪️🔴 #Atléti

Contract will be valid until June 2027. pic.twitter.com/mgMkhDU3o1

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 19, 2023

  


Next Post

Bën stilin e Zidanes dhe përpak sa nuk shënoi golin e sezonit në Ligue 1

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.