Wednesday, 3. June 2026
Sport

Leipzigu po insiston ta mbajë Grudën

GS 03/06/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Leipzigut është në bisedime me Brightonin për ta zgjatur qëndrimin e Brajan Grudës edhe për sezonin e ardhshëm.

Gruda në fillim të këtij viti u huazua për gjashtë muaj te Leipzigu, por ekipi gjerman dëshiron ta mbajë edhe përgjatë sezonit 2026/27.

Leipzigu po synon sërish huazimin njëvjeçar të Grudës, si dhe ta ketë opsionin e blerjes së detyrueshme të mesfushorit verën e ardhshme.

Gruda pati paraqitje të mira te Leipzigu sezonin e fundit dhe thuhet se te Brightoni janë të hapur që 22-vjeçar të vazhdojë karrierën në Bundesligë.

Në 13 ndeshje kampionale për Leipzigun, Gruda pati 3 gola e 3 asistime kurse me skuadrën e Brightonit ka kontratë deri në vitin 2028.

Ai iu bashkua Brightonit nga Mainzi në vitin 2024 për 30 milionë euro dëmshpërblim.

Teilen: