• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lëklerk-Hamilton dhe një makinë solide, Ferrari shfaq muskujt

11/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Misioni, kampionati botëror. Si gjithmonë, duhet theksuar, sepse të qenit në krye Ferrari e ka në ADN, si skuadra më e lavdishme e Formulës 1, por këtë vit skuadra nga Maranelo mund të mbështetet te një armë shtesë, te Luis Hamilton.

HAMILTON LEKLERK

Ferrari është padyshim skuadra më e pritur e vitit 2025 dhe nuk mund të ndodhte ndryshe pas nënshkrimit të bujshëm të pilotit më të suksesshëm në F1.

Ndonëse njoftimi për afrimin e pilotët britanik është bërë një vit më parë, ditët e para në selinë e Maranelos të shtatë herë kampionit të botës ishin nën një entuziazëm të jashtëzakonshëm që mungonte që prej kohës së Mikael Shumakerit. Qindra tifozë u grumbulluan në mbikalimin në anë të pistës së Fioranos për të parë xhirot e para të kampionit anglez në njëvendëshen “kokëkuqe”.

EFEKTI HAMILTON

Është me të vërtetë një sfidë sportive që nuk mund të mos emocionojë. Para së gjithash sepse Hamilton vendosi të largohej nga Mercedesi pas 12 sezonesh në të cilat fitoi gjithçka dhe u bë praktikisht simboli i kompanisë me bazë në Shtutgart. Por ishte një zgjedhje e llogaritur, jo një tërheqje e thjeshtë dhe joshëse e Ferrarit. Hamilton ndjeu diçka legjendare nga larg: të jetë i pari që fiton titullin e tij të tetë, ta bëjë këtë me skuadrën që është simboli universal i shpejtësisë në 4 rrota, për të kaluar Mikael Shumakerin. Po, me një goditje Hamilton mund të shndërrohet në legjendën më të madhe të këtij sporti, si i vetmi me tetë tituj kampionë bote.

ZGJEDHJET NGA VASËR

Gjatë dy sezoneve, drejtori i ekipit Fred Vasër ka punuar me durim për të forcuar të gjitha departamentet, duke bashkuar ekipin rreth qëllimit për të rikthyer titullin e pilotëve në Maranelo, një titull që mungon që nga viti 2007.

Viti 2024 tregoi një Ferrari shumë konkurrues, të aftë për të luftuar për titullin e konstruktorëve deri në garën e fundit kundër MekLarenit. Drejtimi teknik i Loik Serra dhe modifikimet në SF-25 premtojnë të japin shtytjen përfundimtare për të gjetur shpejtësinë vazhdimisht në të gjitha cirkuitet e kampionatit.

URIA E LËKLERK

Një objektiv që mund të realizohet, sepse Ferrari ka formuar një dyshe pilotësh për t’u pasur zili. Duke folur për Hamiltonin, i cili në moshën 40-vjeçare e di se nuk ka ende shumë shanse për të shfrytëzuar, përkrah tij është Sharl Lëklerk që nuk do të jetë më pak i uritur. Monegasku, në vitin e tij të shtatë te Ferrari, kërkon me forcë kurorën e parë të kampionit në F1. Kështu që sfida e tij sportive nuk do të jetë më pak e nxehtë se ajo e Luis Hamilton. Fitimi i Botërorit duke mposhtur pilotin më të suksesshëm të të gjitha kohërave do t’i jepte këtij suksesi një kalibër të jashtëzakonshëm. Shpirti i tij konkurrues është më i ndezur se kurrë, ndërsa Ferrari, me pak fjalë nis një sezon me një dyshe pilotësh potencialisht shpërthyese.

PROJEKTI SF-25

A do të jetë njëvendëshja e re e Ferrarit fituese për dy pilotë kaq të uritur? Kjo do të shihet së shpejti. Në pjesën e përparme makina SF-25 do të ketë risinë e shtrirjes së suspensionit tërheqës në vend të shufrës shtytëse, një zgjedhje e bërë në funksion të aerodinamikës, por edhe të dinamikës së automjeteve. Një çështje me të cilën Loik Serra merret gjerësisht që prej kohës së tij te Mercedesi në vitet 2014-2020. Objektivi është të nxisë më shumë energji në goma, një nga limitet e SF-24, si për të marrë shpejtësinë maksimale në një xhiro të vetme, ashtu edhe për të kufizuar rrëshqitjen (dhe rrjedhimisht degradimin) e gomave gjatë periudhave të ndryshme të garave të sezonit.

Suspensioni i ri duhet të ndihmojë si me ngurtësinë ashtu edhe me shumëllojshmërinë e lartësive nga asfalti të lejuara në cirkuite të ndryshëm. Inovacione të mëtejshme deri në fund dhe dizajni i shtyllave anësore për të optimizuar rrjedhat aerodinamike janë detaje të tjera që do të zbulohen në prezantimin më 19 shkurt dhe gjatë testeve të para në Bahrejn. Populli i kuq tashmë po pret me padurim, diçka që nuk ndodhte prej shumë kohësh.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Live: Manchester City – Real Madrid, finale para finales

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.