• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lëndimet po e lodhin, legjenda e futbollit gati të thotë lamtumirë

02/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një legjendë e futbollit së shpejti mund t’i japë fund karrierës.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Gianluigi Buffon po reflekton për të ardhmen e tij dhe po shqyrton mundësinë e daljes në pension.

Ish-portieri i Juventusit dhe i kombëtares, me të cilin u shpall kampion bote në vitin 2006, do të donte të ishte më afër familjes së tij dhe për këtë arsye mund t’i varë dorëzat në gozhdë një vit para skadimit të kontratës me Parmën, e cila përfundon më 30 qershor, 2024.

Pavarësisht disa problemeve fizike, në sezonin e fundit Buffon bëri 19 paraqitje për klubin emilian midis Serisë B dhe Kupës së Italisë, duke e ruajtur të pastër portën në pesë raste.

Kur u largua nga Juve në vitin 2021, pati si qëllim rikthimin e Parmës në Serinë A, por ëndrra u shkatërrua në gjysmëfinalen e play-off-it kundër Cagliarit.

Tani, në letër, ka një vit të fundit për të tentuar këtë sukses, por dëmtimet e shumta të pësuara po e bëjnë që të reflektojë.

Vendimi përfundimtar do të merret në ditët në vijim: e sigurt është se Gigi nuk ka ndërmend të pranojë ofertat nga Arabia Saudite, të përfolura ditët e fundit, dhe as të tentojë një aventurë në MLS.

Drejtuesit e Parmës tashmë ia kanë garantuar një rol drejtuesi në klub.

Next Post

Liga Pro Saudite i ofron një pagë prej 800 mijë funteve në javë Bernardo Silvas

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.