• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, October 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lëndimi i Kane rrezikon pjesëmarrjen në miqësoren ndaj Uellsit

08/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Golashënuesi më i mirë i Anglisë dhe Bayern Munichut, Harry Kane, ka probleme me një lëndim në nyjën e këmbës.

Kane nuk stërviti me ekipin e Anglisë të mërkurën dhe kapiteni i “Tre Luanëve” është në dyshim për të luajtur ndaj Uellsit në miqësoren që zhvillohet të enjten në orën 20:45.

Ai u lëndua gjatë fitores 3-0 në transfertë ndaj Eintracht Frankfurtit, pas një goditjeje nga portieri Kaua Santos.

“Jam mirë. Ishte vetëm një goditje. Kam pasur të njëjtin problem para disa ditësh dhe tani përsëri mora një goditje në të njëjtin vend. Besoj se gjithçka do të shërohet brenda pak ditësh,” tha Kane për “Sky Sport”.

Harry Kane është golashënuesi më i mirë i Anglisë me 74 gola në 109 paraqitje.

Anglia do ta zhvillojë ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026 më 14 tetor.

Me një fitore, Anglia siguron kalimin direkt në turneun që vitin tjetër do të mbahet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.

Anglia ndodhet në Grupin K dhe prin me 15 pikë pas pesë ndeshjeve.

Shqipëria është e dyta me tetë pikë pas pesë ndeshjeve, ndërsa Serbia ka shtatë pikë në katër ndeshje.

Letonia është e katërta me katër pikë pas pesë ndeshjeve, ndërsa Andorra është e fundit pa pikë.

Next Post

Zyrtare: Francesco Moriero merr drejtimin e Flamurtarit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.