Wednesday, 1. April 2026
Sport

Lëndohet futbollisti nga Kosova, largohet nga grumbullimi i Shqipërisë U-21

GS 05/09/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja shqiptare U-21 vijon përgatitjet në Stamboll të Turqisë në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e muajit shtator të programuara ndaj Armenisë dhe Rumanisë, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian 2025.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se lista e Kombëtares U-21 ka pësuar ndryshime.

  

Mesfushori i talentuar nga Kosova Adrian Pajaziti ka pësuar një dëmtim dhe pas konsultave me stafin mjekësor nuk do të jetë i gatshëm të japë kontributin e tij në këto dy sfida të rëndësishme për kuqezinjtë.

Më 8 shtator, kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e parë në udhëtim ndaj ekipit armen, duke nisur nga ora 19:00, ndërsa takimi i radhës i Shqipërisë U-21 do të jetë ai kundër Rumanisë në ‘Elbasan Arena’, më 12 shtator në ora 18:30.

 

  

  


Teilen: