Wednesday, 4. March 2026
Sport

Lëndohet Lobotka, mungon ndaj Kosovës?

GS 04/03/2026 1 Min. Lesezeit

Njëri prej lojtarëve më të mirë të Napolit, sllovaku Stanislav Lobotka, ka pësuar lëndim të mërkurën. Lëndimi muskulor i Lobotkas vjen dy javë para ndeshjes që Sllovakia e luan kundër Kosovës në Bratislavë.

Gjysmëfinalja e plejofit për Kupën e Botës 2026 ndërmjet Sllovakisë dhe Kosovës luhet më 26 mars.

Mediumet në Itali kanë bërë të ditur se ende nuk dihet kohëzgjatja e pauzës. Por kanë thënë se lëndimet muskulore kërkojnë kujdes.

Më 19 shkurt, Sllovakisë iu lëndua edhe kapiteni, Milan Skriniar. Sllovaku Skriniar ishte lënduar në ndeshjen që skuadra e tij Fenerbahçe e zhvilloi ndaj Nottingham Forestit, në kuadër të plejofit të fazës nokaut të Ligës së Evropës.

Po ashtu edhe Kosovës i mungon kapiteni. Amir Rrahmani u lëndua në shkurt në ndeshjen që Napoli e zhvilloi ndaj Romës.

Teilen: