Wednesday, 11. February 2026
Sport

Lëndohet Messi, a po e rrezikon botërorin?

GS 11/02/2026 1 Min. Lesezeit

Inter Miami ka konfirmuar se Lionel Messi nuk ka marrë pjesë në seancën stërvitore të fundit për shkak të një tendosjeje muskulore në pjesën e pasme të kofshës së majtë (hamstring)

.

Në njoftimin zyrtar, klubi bën të ditur:
“Rikthimi i tij gradual në stërvitje do të varet nga progresi klinik dhe funksional në ditët në vijim”.

Inter Miami confirm Leo Messi did not participate in training this due to a muscle strain in his left hamstring.

“His gradual return to training will depend on his clinical and functional progress in the coming days”. pic.twitter.com/paIFulH6hI

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 11, 2026
Momentalisht nuk është bërë publik një afat i saktë për rikthimin e argjentinasit në fushë, ndërsa stafi mjekësor do të monitorojë nga afër gjendjen e tij, shkruan Indeksonline

Mungesa e Messit përbën një goditje për Inter Miami, teksa skuadra vijon angazhimet në MLS dhe garat e tjera.

Teilen: