Tuesday, 24. March 2026
Sport

Lens tregohet i ‘fortë’, refuzon kërkesën e PSG-së për shtyrjen e ndeshjes

GS 24/03/2026 2 Min. Lesezeit

Klubi i Lens ka refuzuar zyrtarisht kërkesën e Paris Saint-Germain për të shtyrë ndeshjen e planifikuar, më 11 prill, pavarësisht argumentit të kampionëve në fuqi për nevojën e më shumë kohës së pushimit. Sipas raportimeve të “RMC Sport”, PSG-ja kishte kërkuar ndryshimin e datës për shkak të kalendarit të ngjeshur, pasi sfida ndaj Lens vjen…

Klubi i Lens ka refuzuar zyrtarisht kërkesën e Paris Saint-Germain për të shtyrë ndeshjen e planifikuar, më 11 prill, pavarësisht argumentit të kampionëve në fuqi për nevojën e më shumë kohës së pushimit.

Sipas raportimeve të “RMC Sport”, PSG-ja kishte kërkuar ndryshimin e datës për shkak të kalendarit të ngjeshur, pasi sfida ndaj Lens vjen mes dy përballjeve të rëndësishme kundër Liverpool-it në garat evropiane.

Megjithatë, drejtuesit e Lensit e kanë konsideruar këtë kërkesë të pajustifikuar.

Lens, që aktualisht ndodhet vetëm një pikë pas PSG-së në renditjen e kampionatit, nuk ka parë arsye për të favorizuar rivalin direkt në garën për titull.

Vendimi pritet të mbajë të pandryshuar kalendarin, duke e lënë PSG-në të përballet me një periudhë të ngarkuar në një moment vendimtar të sezonit, si në kampionat ashtu edhe në arenën evropiane.

Teilen: