Wednesday, 12. August 2026
Sport

Lens zyrtarizon Ivanovic me një video tallëse për Lazio-n, 3 vjet më parë ironizonte Napoli-n

GS 12/08/2026 2 Min. Lesezeit

Klubi italian kishte mbyllur gjithçka për sulmuesin kroat të Benfika-s, i cili në fund preferoi francezët dhe Champions-in.

Lens godet sërish. Tre vjet më parë u tall me Napoli-n, tani me Lazio-n. Përsëri për një çështje merkatoje. Atëherë ishte “faji” i Kevin Danso, mbrojtësit austriak (tani te Tottenham) që kërkohej nga Napoli dhe në fund rinovoi kontratën me Lens.

Njoftimi zyrtar nga klubi francez në rrjetet sociale u bë atëherë me një video-tallëse. I shoqëruar nga një ‘tarantella’, klipi tregonte disa pseudo-mesazhe të dërguara nga një “oborrtar i jugut të Italisë” për lojtarin dhe mbyllej me çizmen që godiste celularin, me diçiturën “Nuk do të shkojë tek italianët”.

Të njëjtin fat ka tani Lazio për Franjo Ivanovic. Lens ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit me një video, ku tallet me Lazio-n. Klubi i Lotito-s kishte gjetur akordin me portugezët për një huazim me të drejtën e blerjes, por kroati preferoi Lens-in për të luajtur në Champions League.

Në “X” Ivanovic shfaqet në versionin Simpson dhe zgjedh Lens-in, duke refuzuar çdo gjë që është romane, nga ‘Fontana di Trevi’ tek ushqimi italian.

“Klubi bëri gjithçka për ta marrë, unë provova ta bind. Me Benfica-n kishim rënë dakord, por ai në fund zgjodhi Lens-in për të luajtur në Champions. Çfarë mund të bëjmë? Asgjë. Këtu vjen vetëm ai që ka dëshirë”, – kishte thënë trajneri i Lazio-s, Gattuso, duke komentuar blerjen e munguar të Ivanovic.

Teilen: