Tuesday, 7. April 2026
Sport

Leo Mesi nuk ka të ndalur/ Ylli argjentinas parakalon Kristiano Ronaldon dhe shkruan historinë 

GS 28/05/2023 1 Min. Lesezeit

Ylli argjentinas Lionel Mesi nuk ka të ndalur. “Pleshti” gjeti rrugën e rrjetës në duelin e sotëm ndaj Strasburgut, teksa falë golit të tij, PSG-ja siguroi matematikisht titullin kampion për herë të 11-të në histori.  LEONjë gol special ky për Mesin, i cili tani është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e pesë kampionateve kryesore të Europës me 496 gola, një më shumë se rivali i tij i përjetshëm Kristiano Ronaldo. Gjasat janë të mëdha, që në vijim ky rekord i yllit argjentinas të thellohet.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: