Saturday, 9. May 2026
Sport

Leo Messi: Jam i vetëdijshëm që këto janë betejat e mia të fundit, ta shijojmë finalen e Kupës së Amerikës

GS 10/07/2024 1 Min. Lesezeit

Lionel Messi ishte shënuesi i golit të dytë të Argjentinës kundër Kanadasë (2-0), në gjysmëfinalen e Copa America.

“Po, jam i vetëdijshëm që këto janë betejat e mia të fundit, por po i shijoj të gjitha në maksimum”, ka thënë Pulga për Radio DSports, , transmeton GazetaBlic Sport.

“Kualifikimi në një finale të re nuk ishte i lehtë. Duhet ta shijojmë këtë, të shijojmë çdo moment”, shtoi ai.

 

Teilen: