Fenerbahçe ka zyrtarizuar këtë të enjte nënshkrimin me mbrojtësin veteran italian, Leanardo Bonucci. Më poshtë komunikata zyrtare për media nga klubi turk:
“Klubi ynë ka shtuar në skuadër mbrojtësin italian, Leonardo Bonucci. Mbrojtësi me përvojë do të mbajë fanellën e Fenerbahçes deri në fund të sezonit 2023-24.
Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të mbajtur në stadiumin Ülker Fenerbahçe Şükrü Saracoğlu ishin edhe Presidenti ynë, Ali Y. Koç, Sekretari ynë i Përgjithshëm Burak Çağlan Kızılhan, anëtarët e Bordit…
Mirë se erdhe në familjen tone, Leonardo Bonucci dhe suksese me Fenerbahçen!”.
Bonucci u largua nga Union Berlini pas zhvilloi 10 ndeshje në total më këtë skuadër mes Bundesligës dhe Champions League.
Aventura te Fenerbahçe, e dyta e huaj në karrierën e tij, do ta shohë si protagonist në një skuadër që aktualisht është në krye të kampionatit turk dhe garon në UEFA Europa Conference League.